Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima dhe reperi kosovar Elinel kanë sjell së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri “Mos m’le me ra”.
Kënga është pritur shumë mirë nga publiku për shkak të melodisë dhe vargjeve të bukura të tekstit.
Megjithatë, të gjithë e mbajnë mend natën kur u dha ‘premiera’ e kësaj kënge, në finalen e spektakli “The Voice of Albania”, premierë e cila përfundoi gjysmë në dështim.
Kjo ndodhi për shkak se Elinel ngatërroi frazën e tij, duke mos u futur mirë brenda në këngë, dhe si pasojë ai u largua nga skena.
Sido që të jetë, kjo performancë nuk u publikua kurrë nga spektkali në YouTube, ndonëse në këtë kanal gjendet një video tjetër, e cila shfaq këtë moment.
Në video vërehet fare qartë kur Elinel thotë “Ika”, ndërkohë Besa e cila realizoi shkëlqyeshëm performancën e saj, e thërriste dy herë “Comeback (kthehu)”. /Telegrafi/