Disa pamje që janë shfaqur në internet thuhet se tregojnë një blerës në një park makinash Tesco duke mbushur makinën e tij me vaj gatimi – mes çmimeve në rritje të karburantit në Britani të Madhe.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja e çuditshme tregoi burrin me një karrocë plot me vaj gatimi jashtë supermarketit në Cheshire pasditen e së martës (15 mars).
Ai u pa pranë pjesës së pasme të makinës së tij përpara se të hapte shishet një nga një dhe të derdhte vajin në automjet.
Ajo u postua në Facebook nga banori i Cheshire, Mark Rainford, së bashku me titullin “çfarë çmimesh karburanti”.
Bizarre moment Tesco customer filmed filling car up with cooking oil as petrol prices surge pic.twitter.com/lmoWZvna6V
— The Sun (@TheSun) March 17, 2022
Deri më tani, ka pasur më shumë se 380 reagime, mbi 730 komente dhe më shumë se 1,400 shpërndarje, raporton Cheshire Live.
Qindra njerëz u argëtuan nga videoja, me disa që lavdëruan burrin për zgjuarsinë e tij dhe thanë se makina do të funksiononte mirë.
Të tjerët ishin më pesimistë për shanset e funksionimit të automjetit.
Videoja vjen pas rritjes rekord të çmimeve të benzinës dhe naftës atje, në një kohë kur edhe faturat e energjisë po rriten.
Që nga mëngjesi i së mërkurës (16 mars), nafta u rrit në një rekord prej 1.76 £ (2.08 euro) për litër, ndërsa benzina u regjistrua në 1.64 £ (1.94 euro) për litër. /Telegrafi/