Telegrafi

Momenti i bukur dhe emocionues kur Bersant Celina ia bën ëndrrën realitet tifozit të vogël ‘dardan’

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar në shtëpi ndaj Malit të Zi me rezultat 2-0 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Kosova ka bërë një hap drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian pas fitores së madhe ndaj Malit të Zi.

Paraqitja e ekipit të Berbard Challandes ishte për çdo lëvdatë, ku shumë futbollistë ishin në nivel të lartë.

Lexo po ashtu Calciomercato: Fabula e Kosovës, nga lufta deri tek ëndrra për Euro 2020

Njëri nga ta padyshim se ishte Bersant Celina, i cili pati një paraqitje të lartë në nivelin individual.

Celina në aksion (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Celina gjithashtu tregoi zemër të madhe edhe pas ndeshjes, gjatë përshëndetjes me tifozët Dardanë.

Lexo po ashtu Prapaskenat e ndeshjes Kosovë – Mali i Zi: 'Selfiet' e shumta me Albin Kurtin, përleshja në tribuna mes tifozëve, koreografia fantastike e Dardanëve, qortimi i Challandes për Vojvodën si dhe duartrokitja për Fatos Beqirajn

Në një video të publikuar nga Reporteri, ylli i Swanseat pa një djalosh të ri që mbante një pankartë me emrin e tij dhe shkoi ja dhuroi fanellën atij.

Kjo ishte një ëndërr e bërë realitet për djaloshin e vogël. /Telegrafi/