Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar në shtëpi ndaj Malit të Zi me rezultat 2-0 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.
Kosova ka bërë një hap drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian pas fitores së madhe ndaj Malit të Zi.
Paraqitja e ekipit të Berbard Challandes ishte për çdo lëvdatë, ku shumë futbollistë ishin në nivel të lartë.
Njëri nga ta padyshim se ishte Bersant Celina, i cili pati një paraqitje të lartë në nivelin individual.
Celina gjithashtu tregoi zemër të madhe edhe pas ndeshjes, gjatë përshëndetjes me tifozët Dardanë.
Në një video të publikuar nga Reporteri, ylli i Swanseat pa një djalosh të ri që mbante një pankartë me emrin e tij dhe shkoi ja dhuroi fanellën atij.
Kjo ishte një ëndërr e bërë realitet për djaloshin e vogël. /Telegrafi/