Pas afro tre vitesh jashtë ringut, Tyson Fury sonte do t’i kthehet profesionit të tij, në tentim për t’u rikthyer në majat e boksit botëror.
Boksieri britanik duhet t’i zhvillojë disa meçe, para se të fitojë të drejtën për t’i sfiduar kampionët, Anthony Joshua dhe Deontay Wilder, për titujt që ata i posedojnë.
Dhe si kundërshtarin e parë në rrugëtimin e tij rikthyes, 29-vjeçari e ka zgjedhur boksierin shqiptar, Sefer Seferi.
Shqiptari 39-vjeçar zakonisht bën gara në kategorinë e mesme, ndërsa në kategorinë e peshave të rënda e ka zhvilluar vetëm një duel që njëherësh është edhe humbja e vetme në karrierën e tij.
The stage is set! 👌
🥊 Fury vs. Seferi
🏆 Flanagan vs. Hooker
🥊 Heffron vs. Robinson
🥊 Metcalf vs. Nieto
🥊 Gorman vs. TurnerJoin us live from Manchester from 7pm on BT Sport 1 HD and 4K UHD 📺 pic.twitter.com/y9TkWHF0ak
— Boxing on TNT Sports (@boxingontnt) June 9, 2018
Sidoqoftë, ai ka guxuar t’i dalë përballë ish-kampionit të unifikuar dhe do të përpiqet t’i shkaktojë telashe kur të dalin në ring.
Në ndërkohë, Fury ka mbështetjen e madhe të tifozëve britanikë të boksit, të cilët e kanë pritur me entuziazëm rikthimin e tij.
Në momentin e arritjes në Manchester Arena, Tyson është dukur i disponuar dhe ka shkuar t’i përshëndesë disa fansa që ishin mbledhur për ta parë nga afër. /Telegrafi/
Here he is!@Tyson_Fury arrives at the Manchester Arena 🙌
Watch his return tonight live on BT Sport 📺 pic.twitter.com/KqvsGNOo8l
— Boxing on TNT Sports (@boxingontnt) June 9, 2018