Një burrë u ndalua nga policia britanike me dyshimin për posedim të një arme pasi ‘hodhi karikatorë’ armësh në territorin e Pallatit Buckingham.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, policia e ndaloi atë rreth orës 19:00 mbrëmë (e martë), pasi ai iu afrua portave të pallatit në qendër të Londrës teksa po zhvilloheshin provat e kurorëzimit.
Dëshmitarët thanë se burri u pa duke hedhur një “një numër sendesh” në ambientet e banimit përpara se të arrestohej.
Dhe pamjet tregojnë se si i dyshuari me pranga ka varur kokën teksa oficerët e kanë marrë në paraburgim.
Policia më pas kreu një shpërthim të kontrolluar në një çantë të dyshimtë si masë paraprake.
Një dëshmitar i tha The Sun se i dyshuari ishte vendosur jashtë pallatit gjatë ‘netëve të fundit’ dhe u dëgjua duke bërtitur: ‘Unë do të vras mbretin’.
Policia thotë se aktualisht nuk po e trajton incidentin si të lidhur me terrorizmin dhe mësohet se po trajtohet si një incident i izoluar i shëndetit mendor.
Buckingham Palace konfirmoi se Mbreti dhe Mbretëresha nuk ishin në rezidencë kur ndodhi incidenti.
Shefi i policisë së Met, Joseph McDonald ka thënë se oficerët “punuan menjëherë për të arrestuar njeriun” – i cili aktualisht është në paraburgim. /Telegrafi/