Bashkëthemeluesi i Wikileaks, Julian Assange, është arrestuar sot në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme i Britanisë së Madhe, Sajid Javid.
“Mund ta konfirmojë që Assange është arrestuar dhe se pritet të shfaqet në sallën e gjyqit sa më shpejtë që është e mundur”, ka shtuar David, transmeton Telegrafi.
E pasi që qeveria e Ekuadorit ia kishte ndërprerë statusin e refugjatit bashkëthemeluesit të Wikileaks, policia britanike është futur në ambasadën e Ekuadorit në Londër.
Në videon që është publikuar më poshtë mund të shihet se si Assangin e nxjerrin nga ambasada shtatë policë civilë, që më pas e fusin në një furgon të policisë.
Në Wikileaks është raportuar se zyrtarët e ambasadës i kishin telefonuar policisë për ta arrestuar Assange. /Telegrafi/