Telegrafi

Momenti i arrestimit të ish-presidentit Saakashvili, pas kthimit të tij në Gjeorgji – njerëzve u bie në sy një detaj

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, për të cilin autoritetet gjeorgjiane kanë lëshuar një urdhër-arrest dhe i cili deklaroi më herët sot se u kthye në vendin e tij pas tetë vjetësh, është arrestuar në qytetin e Batumi.

Ndërkohë një video që qarkullon në internet tregon Sakshvili duke e nxjerrë nga makina me pranga në duar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai hyri në komisariat derisa pranë tij ishin dy policë me maska.

Por ajo që befasoi shumë përdorues të Twitter ishte shprehja e tij e fytyrës, pasi ai ishte i buzëqeshur dhe në humor të mirë gjatë gjithë kohës.

Saakashvili pro-perëndimor drejtoi vendin e Kaukazit nga viti 2004 deri në vitin 2013, por më vonë u dënua në mungesë për akuza korrupsioni, të cilat ai i mohon.

Lexo po ashtu Arrestohet ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili

Në vitin 2018, Saakashvili u dënua në mungesë për shpërdorim detyre me gjashtë vjet burg.

Ai u kthye në Gjeorgji para zgjedhjeve të rëndësishme që do të mbahen në atë vend të shtunën, 2 tetor 2021.

Autoritetet gjeorgjiane kanë deklaruar vazhdimisht se do ta arrestojnë menjëherë pas mbërritjes së tij në vend. /Telegrafi/