Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, për të cilin autoritetet gjeorgjiane kanë lëshuar një urdhër-arrest dhe i cili deklaroi më herët sot se u kthye në vendin e tij pas tetë vjetësh, është arrestuar në qytetin e Batumi.
Ndërkohë një video që qarkullon në internet tregon Sakshvili duke e nxjerrë nga makina me pranga në duar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ai hyri në komisariat derisa pranë tij ishin dy policë me maska.
Por ajo që befasoi shumë përdorues të Twitter ishte shprehja e tij e fytyrës, pasi ai ishte i buzëqeshur dhe në humor të mirë gjatë gjithë kohës.
Ex-President of Georgia Saakashvili detained as he landed in the country. pic.twitter.com/cSSB76wfQ3
— 301?? (@301_AD) October 1, 2021
Saakashvili pro-perëndimor drejtoi vendin e Kaukazit nga viti 2004 deri në vitin 2013, por më vonë u dënua në mungesë për akuza korrupsioni, të cilat ai i mohon.
Në vitin 2018, Saakashvili u dënua në mungesë për shpërdorim detyre me gjashtë vjet burg.
Ai u kthye në Gjeorgji para zgjedhjeve të rëndësishme që do të mbahen në atë vend të shtunën, 2 tetor 2021.
Autoritetet gjeorgjiane kanë deklaruar vazhdimisht se do ta arrestojnë menjëherë pas mbërritjes së tij në vend. /Telegrafi/