Boksieri britanik, Anthony Joshua dhe ai ukrainasi Oleksandr Usyk kanë dhuruar spektakël në një super ndeshje te peshave të renda, e cila përfundoi me fitoren e këtij të fundit.
Joshua është mposhtur nga Usyk, i cili ka arritur t’i fitojë titujt e peshave të rënda me vendim unanim të gjyqtarëve dhe të shpallet kampion i unifikuar bote.
Ukrainasi tashmë do të mbajë tre tituj botëror të peshave të rënda në WBA, IBF dhe WBO, pasi fitoi me dominim në meçin e zhvilluar në ‘Tottenham Hotspur Stadium’.
Meçi i peshave të rënda u karakterizua me shumë aksion dhe goditje nga të dy kundërshtarët, por me Usyk më të saktë dhe më të rrezikshëm.
Shumica e raundeve u fituan nga ukrainasi, i cili jo rrallëherë lëkundte Joshuan, i cili disa ishte afër të rrëzohej.
Tashmë ka dalë edhe një video e plot me të gjitha momentet më të mira të meçit për ata të cilët nuk kanë arritur të shohin.
Telegrafi ua sjell më poshtë atë video, të cilën mund ta shikoni nga minuta e 17:00. /Telegrafi/