Telegrafi

Momentet më të mira të garuesve tanë në garën e Sterberk të Çekisë ku e përfunduan me sukses

Garuesit tanë kanë bërë një paraqitje jashtëzakonisht të mirë në garën me makina që u zhvillua në Sternberk të Republikës Çeke.

Liridon Kalenderi është renditur i dyti në Kategorinë 1 të Grupit 1 në këtë garë.

Kalenderi ka pasur një kohë mjaftë të mirë prej 06:19,24 minuta (përfshirë dy vozitjet), derisa para tij ishte vetëm austriaku Karl Schagerl.

Valdet Kaçandolli është renditur në pozitën e nëntë në Grupin 3, ndërsa garën me sukses e kanë përfunduar edhe Gazmend Demolli, Arjeta Rysha dhe Faton Rama.

I vetmi që nuk arriti sukses ishte Lëndrim Doganit, pasi ishte i pafat garuesi janë pasi pati defekt në veturën e tij. /Telegrafi/