Juventusi nuk ka arritur më shumë se një pikë përballë Atalantas, në ndeshjen e të mërkurës mbrëma të zhvilluar në Allianz Stadium.
Zonja e Vjetër kaloi në epërsi me një gol të bukur nga Federico Chiesa, mirëpo Remo Freuler i barazoi shifrat dhe me rezultat 1-1 përfundoi takimi.
Gjatë sfidës, Alvaro Morata kishte një sërë rastesh, mirëpo nuk arriti ta konvertonte në gol asnjërin prej tyre, edhe pse gjatë gjithë kohës prodhonte rrezik për kundërshtarin.
C’mon Alvaro Morata,wth was that😂😂 pic.twitter.com/9SlqJOE4Im
— Dotsky🇬🇭 (@OneDottey) December 16, 2020
Një nga momentet më të përfolura ishte kur u gjend me portën e zbrazët, por tentoi të godiste me thembër në mënyrë komike duke menduar që ndodhej në pozitë jashtë loje dhe topi nuk shkoi në rrjetë.
Nuk ishte as mbrëmja e Cristiano Ronaldos, të cilit ia mbrojti penalltinë portieri Pierluigi Gollini. /Telegrafi/