Zënkat ndërmjet Gresa Hotit dhe Andi Artanit kanë qenë të shpeshta gjatë javës që lamë pas.
Çifti brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova në njërën nga situatat kanë debatuar për një tatuazh të Gresës, për të cilin ai e pyeste se a ka të bëjë me ish-të dashurin e saj.
Bukuroshja është irrituar nga pyetjet e vazhdueshme dhe lidhjet që ka bërë Andi për këtë çështje duke i thënë se nuk dëshiron të ketë pyetje rreth tatuazhit.
Përkundër insistimeve të Andit, modelja ka refuzuar të japë një përgjigje dhe nuk ka dashur të flasë për këtë gjë.
Ndërkohë, diskutimi në lidhje me raportet mes tyre është bartur edhe spektaklin e të hënës mbrëma, ku në një pyetje të drejtpërdrejtë të pensionistit Olti Curri se kë zgjedh Andi, Gresën apo çmimin e madh, ai i ka zgjedhur 200.000 eurot. /Telegrafi/