Këngëtarja Tuna duket se po shijon ditët më të mira të mëmësisë.
Ajo dhe i dashuri i saj Patrisi gëzohen çdo ditë pranë të voglit Tian, i cili tashmë ua ka zbukuruar çdo ditë çiftit shumë të dashur për publikun.
Tuna, është ajo e cila publikon vazhdimisht imazhe në rrjetet sociale, përmes së cilave tregon ndonjë ndodhi nga jeta e tyre e përditshme.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa video në InstaStory, ku shfaqet teksa pastron rrëmujën e krijuar nga Tiani me lodrat e tij.
Këngëtarja duket shumë e lumtur teksa e bën këtë gjë, përderisa me të njëjtat fjalë ka përshkruar ngjarjen në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/