Telegrafi

“Momentet kur duhet të jesh vetvetja”, Rita Ora vjen me fotosesion artistik

Rita Ora Foto: Instagram/ritaora

Rita Ora vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, për sa kohë qëndron aktive me prurjet e reja.

Ajo sapo ka lansuar mini-albumin “Bang”, që është pritur jashtëzakonisht mirë nga admiruesit e muzikës së saj.

Përkundër karrierës, Rita nuk lë anash asnjëherë postimet në rrjete sociale, të cilat po ashtu marrin pëlqime të shumta.

Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja bionde ka sjell një fotosesion artistik, që mahniti me paraqitjen.

“Momentet kur duhet të jesh vetvetja”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Të tilla imazhe të artistes janë realizuar në Australi, aty u është angazhuar për në jurinë e “The Voice”. /Telegrafi/