Roberto Firmino ishte i pafat në ndeshjen ndaj Manchester United, por që spektakli nga ai nuk mungoi.
Liverpooli fitoi 2-0 ndaj Djajve të Kuq në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier, e që në Anfield Road ishte një atmosferë e zjarrtë.
Sulmuesi brazilian fillimisht arriti të shënonte gol ndaj Unitedit, por ajo u anulua shkaku i ndërhyrjes së mëparshme të Virgil van Dijkut ndaj David de Gea.
Por, ky ishte vetëm fillimi, pasi Firmino arriti ta gjunjëzonte më pas Aaron Wan-Bissakan. Anglezi mendonte se sulmuesi do të gjuante në goditjen e parë, duke u zgjatur, por më pas ai e tërhoqi topin, e të njëjtën gjë e bëri edhe në rastin e dytë, duke bërë që mbrojtësi të shkonte zvarrë.
Natyrisht se këto lëvizje bënë bujë në rrjetet sociale, pasi njëri ndër lojtarët më të shtrenjtë në histori të Unitedit u duk si amator. /Telegrafi/