Site icon Telegrafi

Momentet më ikonike të stilit të Olivia Newton-John ndër vite

Olivia Newton-John, këngëtarja katër herë fituese e Grammy dhe ylli i “Grease”, vdiq të hënën pas një beteje 30-vjeçare me kancerin e gjirit. Ajo ishte 73 vjeçe.

Gjatë karrierës së saj prej dekadash, bukuroshja australiane e lindur në Britani kishte breza të tërë fansash të përkushtuar ndaj saj, falë këngëve hit si “I Honestly Love You” dhe “Physical”, punës së saj të gjerë humanitare dhe rolit kryesor Sandy në një nga filmat muzikalë më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Midis të gjithave, Newton-John gjithashtu la shenjën e saj si një ikonë stili.

Lexo po ashtu Vdes në moshën 73 vjeçare këngëtarja dhe aktorja Olivia Newton-John

Nga pantallonat e saj të viteve ’70, jelekët dhe minifundet e deri te veshja e tutave dhe dollakëve në vitet ’80, veshjet e yllit të “Xanadu” ende na frymëzojnë sot.

Më poshtë, disa nga pamjet tona të preferuara të të gjitha kohërave të Newton-John-it ndër vite:

 

/Telegrafi/

Exit mobile version