Telegrafi

Momentet e triumfit të Majlindës dhe Distrias, ndarja e medaljeve dhe intonimi i himnit të Kosovës në Paris (Foto/Video)

Ishte një ditë e mirë për sportin e Kosovës pasi Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi fituan në Grand Slamin në Paris.

Kelmendi e fitoi medaljen e artën, kurse Krasniqi të bronztën.

Momenti kur Distria mori medaljen e bronztë.

Distria fitoi ndaj ndaj francezes Astride Gneto me Ippon, kurse Majlinda fitoi në finale ndaj japonezes Natsumi Tsunodas.

Lexo po ashtu Kaq para i takojnë Majlindës për medaljen e artë në Paris
Momenti kur Majlindës iu dorëzua medalja e artë

Kelmendi në gjysmëfinale mposhti amerikanen Angelica Delgado, kurse në çerekfinale atë nga Kanada, Ecaterina Guica.

Për dominimin e Majlindës në Paris shkroi edhe Federata Ndërkombëtare e Xhudos në Facebook.

Flamujt në momentin e intonimi të himnit të Kosovës.

“Fituesja e Lojërave Olimpike, Kelmendi, ka vazhduar dominimin e saj të pabesueshëm në kategorinë deri në 52 kg, duke fituar sërish në Grand Slamin e Parisit. Ajo triumfoi ndaj japonezes, Tsunoda, për të fituar të artën”, shkruan IJF.

Dhe në fund fitueset në kategorinë -52kg

Luftën e Majlindës e keni nga minuta 1:02:30, po ashtu dhe ndarjen e medaljeve mund ta shikoni në videon e mëposhtme nga 1:31:30. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Dominimi i Majlindës në Paris bie në sy edhe të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (Foto)