Pesë njerëz u burgosën sot në Britani për një total prej 78 vitesh, për pjesëmarrjen e tyre në vrasjen e hakmarrjes së një nëne të re, për borxhin 70 euro që i kishte bandës së trafikantëve.
36 vjeçarja Alison McBlain, vdiq prej plagëve të rënda kur u godit qëllimisht nga një Fiat Punto në një rrugë qendrore në Blackburn më 19 nëntor 2019.
Juria e Preston shpalli fajtorë Joshua Titterington, Karis Poynton, Dean Qayum e Kaylib Connolly për vrasjen e saj.
Një i akuzuar i pestë u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia.
Në gjykatë u tha se pak para sulmit, viktima McBlain e Rivers kishin rënë dakord për të blerë kokainë nga një bandë kriminale.
Por McBlain ishte larguar pa paguar paratë kështu që anëtarët e bandës nisën planin e tyre të hakmarrjes.
Drogat do të furnizoheshin nga Dean Qayum e Kaylib Connolly.
Me sa kuptohet Connolly drejtonte makinën, kurse Qayum, Titterington dhe një 16-vjeçar ishin pasagjerë kur u godit për vdekje McBlain.
Në gjykatë u tha sesi mjeti Punto, i drejtuar nga Connolly, ishte ngjitur mbi trotuar dhe kishte goditur McBlain e Christian Rivers pak pas orës 19.30. Gruaja vdiq disa ore me vone ne spital, me djalin e saj 13 vjeçar pranë krevatit.
Pesë fajtorët u dënuan me një total prej 78 vite e gjysmë. /tch/