Llapi nuk e ka pritur mirë barazimin ndaj Dukagjinit, në ndeshjen që u mbyll 1-1, ku tashmë ka mbetur paksa prapa në luftë për titull.
Llapi ishte në epërsi me golin e Leotrim Bekteshit, por në pjesën e dytë klinasit arritën të barazonin me Ardin Dallkun.
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, kishte një zënkë verbale në distancë me presidentin e Dukagjinit, Fabian Veseli.
Në tollovinë e krijuar për disa sekonda, kishte vetëm fjalë në distancë mes Batatinës dhe disa prej drejtuesve të klubit nga Klina.
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku dhe ndihmësi i tij, Artan Luzi u kujdesën që situata të qetësohet, duke e mbajtur Batatinën afër.
Pas ndeshjes ka reaguar edhe kryetari i Llapit, Beqir Batatina, që ka akuzuar FFK-në.“
Turp ju qoftë… Është mirë me na tregu cilën skuadër doni ta bëni kampion. A ka drejtësi oj FFK?”, ka shkruar Beqir Batatina në Facebook.
Llapi pas këtij barazimi, ka rrëshqitur në vendin e tretë në renditje. /Telegrafi/