Site icon Telegrafi

Momente romantike mes Jozit dhe Loredanës në suitë

Shtëpia e Big Brother VIP Albania vazhdon të dhurojë surpriza dhe emocione për publikun.

Mbrëmjen e kaluar, Jozi dhe Loredana morën një dhuratë të veçantë nga Vëllai i Madh – një suitë ekskluzive brenda shtëpisë, ku dyshja kaloi natën bashkë.

Mëngjesi i sotëm solli momente edhe më të afërta mes tyre. Teksa u zgjuan pranë njëri-tjetrit, ata ndanë çaste të ngrohta dhe intime.

Foto: Screenshot/YouTube

Në një moment të veçantë, Loredana iu afrua Jozit dhe e puthi në buzë, duke treguar hapur afeksionin e saj.

Megjithatë, Jozi u duk më i rezervuar, duke mos ia kthyer puthjen, por duke qëndruar pranë saj me një qasje më të përmbajtur.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky moment ka ndezur diskutime mes banorëve dhe ndjekësve të spektaklit, të cilët spekulojnë mbi raportin e tyre dhe nëse ky afrim do të ketë vazhdimësi brenda shtëpisë.

Ndërkohë, fansat e tyre janë ndarë mes atyre që e shohin si një afrimitet miqësor dhe atyre që besojnë se mund të lindë diçka më shumë mes tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version