Alvaro Morata ka festuar fitoren e Spanjës në Euro 2024 me familjen e tij, që njëherësh ka qenë përkrahja më e madhe në këtë Kampionat.
Ish-ylli i Chelseat, Morata, 31 vjeç, ishte kapiten i Spanjës në fitoren e katërt rekord të Kampionatit Evropian në Berlin, Gjermani.
Ylli i Atletico Madrid shënoi golin hapës të turneut për La Roja dhe mori një asist në fitoren e tyre gjysmëfinale ndaj Francës.
Ndërsa nuk ishte në gjendje të kontribuonte drejtpërdrejt as në hapjen e Nico Williams dhe as në fituesin e Mikel Oyarzabal kundër Anglisë, Morata u shfaq për 68 minuta të finales.
Dhe në përfundim, ai nxitoi në tribunë për të festuar me gruan e tij, Alice Campello.
Dyshja dhuruan momente të bukura, pamje këto që u shpërndanë menjëherë në rrjete sociale.
Morata dhe Alice, të cilët kanë katër fëmijë së bashku, u panë duke shkëmbyer puthje e përqafime me njëri-tjetrin.
Pas takimit për herë të parë në vitin 2016, kur Morata luajti për Juventusin, çifti u martua në vitin 2017 dhe pati një dasmë të mbushur me yje. /Telegrafi/