Fabrice N’Sakala, ra në tokë në ndeshjen që Besiktas e zhvilloi kundër Gaziantep, ndërsa u dërgua në spital me një ambulancë që hyri deri në fushë.
Në ndeshjen Gaziantep FK – Besiktas, e zhvilluar për javën e dytë të Superligës së Turqisë (0-0), futbollisti bardhezi Fabrice N’Sakala u dërgua në spital.
Ndeshja u ndërpre pasi N’Sakala, u rrëzua në tokë në minutën e 71-të të ndeshjes, pa e prekur askush.
Ekipi mjekësor i Besiktas u fut shpejt në fushë dhe ndërhyri tek lojtari.
Pastaj erdhi ambulanca dhe lojtari 31-vjeçar u dërgua për në spital.
Klubi i Besiktas ka lëshuar deklaratë për media, duke bërë të ditur se gjendja e lojtarit është stabile dhe ka vetëdije të plotë.
Futbol Takımımızın Gaziantep FK ile oynadığı müsabakada yaşadığı rahatsızlık nedeniyle oyuna devam edemeyen Fabrice Nsakala, bilinci açık bir şekilde tedbir amacıyla hastaneye sevk edilmiştir.
Geçmiş olsun @NsakalaFabrice 🙏 pic.twitter.com/lGIVHQUWVS
— Beşiktaş JK (@Besiktas) August 21, 2021
“Fabrice N’Sakala, nuk mund të vazhdonte lojën për shkak të një shqetësimit të përjetuar në ndeshjen kundër Gaziantep FK. Ai u dërgua në spital për një masë paraprake me vetëdije të plotë”, thuhet në komunikatën e klubit turk. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=7HcWYL6DZfY