Banorët e Big Brother VIP Kosova 3 krijuan një atmosferë të zjarrtë në natën e djeshme (e mërkurë).
Kjo pasi në shtëpinë më të famshme në vend pati DJ, ku ata kaluan çaste të bukura me njëri-tjetrin.
Pas festës me muzikë, ata janë futur në pishinë me rroba, duke e bërë kështu një natë të paharrueshme.
Konkurrentët duket se u frymëzuan për të vazhduar argëtimin edhe në ujë, e ku më mirë veç se në pishinat e Naturap Pool & Spa.
Pishinat ofrojnë një ambient relaksues, ku mund të çlodhen dhe të kalojnë kohë cilësore, e të harrojnë izolimin.
Të gjithë u panë të lumtur për mundësinë e krijimit të kujtimeve të reja në këtë ambient të mrekullueshëm.
Krahas kësaj, xhakuzi gjithashtu është një tjetër vend i preferuar i tyre, ku edhe e kalojnë të shumtën e kohës. /Telegrafi/