Site icon Telegrafi

Momente frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A, kroati i Torinos ra pa ndjenja në tokë dhe qëndroi për dy minuta

Në momentet e fundit të ndeshjes mes Torinos dhe Interit, ka ndodhur një moment që e ka heshtur stadiumin. 

Lojtari i Torinos, kroati Nikola Vlasic, është shtrirë në tokë pa ndjenja, duke krijuar panik dhe frikë tek të gjithë në stadium.

Futbollistët e të dy ekipeve pasi iu afruan dukeshin të terrorizuar nga ajo që panë, ndërsa ishte stafi i dy ekipeve që shpejtoi ta ndihmonte.

Pamjet tregonin qartësisht situatën e tensionuar në ato momente, aq sa kamerat kapën Lautaro Martinezin i cili kishte mbetur i ngrirë duke parë atë që po ndodhte në terren.

Për fat të mirë, pas rreth dy minutash lojtari u ngrit në këmbë dhe u largua nga terreni i lojës, sigurisht i shoqëruar nga stafi mjekësor.

Sipas mediave italiane, ai do të dërgohet menjëherë në klinikë për kontrolle më të hollësishme pasi humbja e ndjenjave erdhi si pasojë e një përplasje në fushë. /Telegrafi/

Exit mobile version