Ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit që po zhvillohet në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit italian është ndërprerë në gjysmë.
Kjo për shkak se futbollisti italian Eduardo Bove papritmas ra pa ndjenja në fushë duke shkaktuar ankth dhe panik tek lojtarët dhe tifozët e pranishëm në stadium.
Menjëherë pas këtij rasti u futën në fushë ekipet mjekësorë të të dyja ekipeve për t’i dhënë ndihmën e parë, teksa deri më tani nuk ka informacione për gjendjen e tij.
Força, Bove. Estamos com você. #FiorentinaInter pic.twitter.com/fdfuBpqn5U
— Lega Serie A (@SerieA_BR) December 1, 2024
Lojtarët e Fiorentinës dhe ata të Interit u panë tejet të shqetësuar për gjendjen e Boves dhe shumë prej tyre madje shpërthyen në lot.
Gjyqtari i ndeshjes momentalisht i kërkoi të dy ekipeve që të shkojnë në dhomën e zhveshjes dhe nuk dihet nëse ajo do të vazhdojë më apo jo./Telegrafi/