Sipas informatave të para nga Ambasada e Maqedonisë në Berlin, në sulmin e sontshëm, sipas policisë berlinase, nuk ka qytetarë të Maqedonisë të lënduar ose të vrarë, njoftoi korrespodenti i AIM nga Berlini, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ambasada e Maqedonisë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritete gjermane.
Në sulmin, sipas informatave të deritanishme, kanë vdekur 9 njerëz dhe janë lënduar mbi 50 si pasojë e sulmit të sontshëm me kamion në Berlin. /Telegrafi/