Site icon Telegrafi

Moment i vështirë për Milanin, nënshtrohet nga Fiorentina

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Fiorentina e ka nëpërkëmbur Milanin në ndeshjen e javës së gjashtë në Serie A duke e mposhtur me rezultat 3-1 para tifozëve në San Siro.

Ndeshja nuk nisi mirë për Rossonerët, pasi në minutën e 14-të u akordua penallti për mysafirët dhe Erick Pulgar u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Në pjesën e parë pati raste të tjera për Violan, sidomos nga Federico Chiesa, porse edhe vendasit rrezikuan me anë të Susos, sidoqoftë gola të tjerë nuk pati.

Akoma më keq për vendasit u bë në gjysmën e dytë, pasi Mateo Musacchio u përjashtua me karton të kuq (55′) me ndihmën e VAR-it.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Fiorentina e mori lojën në dorë dhe vazhdoi të krijonte raste rreziku, ndërsa një top të kthyer e shfrytëzoi Gaetano Castrovilli për ta shënuar golin e dytë (66′).

Një tjetër penallti vizitorët e patën në minutën e 70-të, mirëpo goditjen e Federico Chiesas e mbrojti Gianluigi Donnarumma. Veterani Franck Ribery tregoi mjeshtërinë e tij duke u treguar i qetë në zonë, duke i nxjerrë jashtë loje mbrojtësit vendas dhe duke realizuar (78′).

Kjo ishte humbja e katërt e Milanit që i ka regjistruar vetëm dy fitore dhe me gjashtë pikë qëndron në vend të 16-të në tabelë.

Fiorentina, nga ana tjetër, e ka regjistruar fitoren e dytë, ndërsa numëron edhe dy barazime dhe dy humbje dhe qëndron në pozitën e nëntë. /Telegrafi/

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Veterani Franck Ribery tregoi mjeshtërinë e tij duke u treguar i qetë në zonë, duke i nxjerrë jashtë loje mbrojtësit vendas dhe duke realizuar (78′).

Golin e nderit për skuadrën nikoqire e shënoi Rafael Leao në minutën e 80-të të ndeshjes.

Exit mobile version