Nuk ka dyshim se ajo nuk humbet asnjë rast për të treguar krenarinë e saj për origjinën shqiptare.
Bëhet fjalë për yllin e famshëm, Dua Lipa, e cila edhe mbrëmë (e hënë) përgjatë koncertit në Tiranë tregoi dashurinë në një mënyrë të veçantë.
Derisa po performonte me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, 27-vjeçarja u shfaq e mbështjellë me flamurin shqiptar – ndërsa ishte e shoqëruar nga valltarët.
Bukuroshja, e cila në atë moment kishte të veshur një kostum të zi shkëlqyes, tërhoqi vëmendje me paraqitjen.
Krijuesja e hitit “One Kiss” gjatë mbrëmjes ndërroi disa kostume – ku dukej e mrekullueshme në secilin prej tyre.
Me koncertin në Shqipëri, Dua e mbylli turneun në kuadër të albumit “Future Nostalgia”.
Kjo ishte edhe shfaqja e 94-të që e realizoi sivjet, me performanca të shumta të tjera nëpër botë. /Telegrafi/