Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother, pas përfundimit të festës kanë vazhduar të argëtohen edhe në dhomën e gjumit.
Por nuk ishte gjithçka festë pas konkurrentët filluan një ‘luftë’ me jastëkë ndërmjet vete.
Lela Seferi, Edi, Driloni, Drenusha, Arioni e shumë banorë të tjerë po gjuanin me jastëkë.
E në një moment, boksieri i njohur shihet duke kapur për gjoksi Lelën, ndonëse e bëri pavetëdije.
Ky moment u shpërnda edhe në rrjete sociale, ku edhe pati aludime të ndryshme rreth këtij gjesti.
Lela reagoi gjithashtu menjëherë duke thënë: “O budall, a je normal”.
Driloni shpesh është komentuar nga banorët se mund të ketë një pëlqim për Lelën, edhe pse e ka mohuar.
Kjo po vazhdon të krijojë një raport më të afërt me këngëtarin Leonard Gashi. /Telegrafi/