Site icon Telegrafi

Moment i sikletshëm në presidencën turke: Erdogan e Michel ulën në karrige, Von der Leyen mbetët në këmbë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u takua të martën me dy presidentët e Bashkimit Evropian, por një moment i vështirë ishte kur gruaja mes tyre mbeti në këmbë.

Një video e udhëheqësve të mbledhur në një dhomë zbukurimi takimesh në Ankara tregoi Erdoganin dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel duke u ulur në karrige gjersa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dukej e pasigurt se ku duhej të ulej.

Von der Leyen qëndroi duke i vështruar ata gjersa babëziti “um” ose “ehm”, raporton thewashingtonpost.

Në fund të fundit asaj iu ofrua një divan ngjyrë bezhë rreth 12 metra larg, përballë Ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, i cili zë një gradë me status më të ulët në protokollin tipik diplomatik.

Ndryshe, Turqia dhe Bashkimi Evropian kanë vazhduar takimet mes tyre rreh bashkëpunimeve të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version