Telegrafi

Moment i sikletshëm gjatë puthjes pasionante mes Donaldit dhe Beatrix

Mbrëmë (e premte) në spektaklin e Big Brother VIP morë pjesë dy artistët Ledri Vula dhe Yll Limani, ky i fundit madje performoi brenda shtëpisë për argëtimin e banorëve.

Ata e shijuan pafund befasin e “Vëllait të Madh”, e më së shumti çifti Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj.

Mbrëmja e cila vazhdojë me muzikë e vallëzim deri në orët e vona, bëri që të ndizej romanca mes dyshes e cila ka qenë në fokus kohëve të fundit.

Foto: Top Channel

Donaldi dhe Beatrix nuk hezituan të dhurojnë puthje dhe momente intime, teksa këtë moment ‘ndërpreu’ buzëkuq i këngëtares.

Por, këtë situatë të sikletshme ata e kaluan me të qeshura dhe përqafime me njëri-tjetrin.

Foto: Top Channel

Ndryshe, mbrëmë nga shtëpia e Big Brother VIP u eliminua Sabiani. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.