Telegrafi

Moment qesharak në BBVK, Kaderi dyshon se ka kancer në këmbë por i del ngjyrë

Një moment qesharak ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Kaderi ka qenë protagonistja e një episode të padëshiruar shqetësimi, i cili ka ardhur nga një shenjë që ajo ka parë në këmbën e saj.

Gjithçka nisi kur ajo, në një shenjë vëzhgimi të rastësishëm të këmbës së saj, vërejti një njollë të cilën e etiketoi si një simptomë të mundshme të kancerit.

Lexo po ashtu “E kanë parë familja e vet videon”, Santiana në gjendje të rënduar emocionale pasi i dashuri nuk i dha sinjal

“Kjo mund të jetë kancer?” – pyeti ajo me një ton të shqetësuar, ndërsa mendimet e saj shkonin drejt skenareve më të këqij shëndetësorë.

Edona, një tjetër banore e shtëpisë, e gjeti situatën aq absurde sa filloi të qeshte, gjersa Kader i drejtohej me seriozitet duke i kërkuar të mos qeshë me situatën.

Pas një kohe, kur emocionet u qetësuan dhe të gjithë banorët u mblodhën në dhomën e ndenjës, e gjithë situata u zbulua të ishte një alarm i rremë.

Ajo që Kaderi e kishte menduar për shenjë të kancerit, në të vërtetë doli të ishte vetëm një përhapje ngjyre – një përzierje e thjeshtë e pigmentit që kishte lënë gjurmë në lëkurën e saj.

Videoja në fjalë ka qarkulluar me të madhe në rrjetet sociale, duke bërë që mijëra fansa të qeshin me këtë mendësi naive që bukuroshja nga Prizreni shfaqi në shtëpinë e BBVK. /Telegrafi/