Kate Moss shkëlqente nga krenari teksa shihte vajzën e saj Lila Grace të ecte në pistë gjatë shfaqjes dhe koktejit të Richard Quinn në mes të Javës së Modës në Londër.
Modelja 46 vjeçare dukej elegante me një xhaketë të kaltër prej kadifeje dhe xhinse ndërsa hynte në The Londoner Hotel për të mbështetur vajzën e saj, 18 vjeç.
Përkundër pretendimeve se ajo e ka përqafuar kthimin e saj në festa, Kate u shfaq me pamje që i shkonte moshës së saj teksa pozonte me Edwardin dhe modelen Jordan Barrett në rreshtin e parë të shfaqjes.
Ndërkohë, Lila ishte e veshur me kominoshe të kuqe në të cilat linjat e saj trupore dukeshin të mahnitshme.
Si aksesorë Grace kishte një qafore të trashë argjendi, teksa pamjen e kompletoi me flokë të kapura topuz. /Telegrafi/