Një djalë i vogël është ribashkuar me nënën e tij e cila është zgjuar nga koma, pasi një aksidenti të tmerrshëm që e kishte pësuar ku kishin humbur jetën dy persona.
Bëhet fjalë për Rachel Elliott, 25-vjeçe, e cila kishte fluturuar nga xhami i veturës Peugeot 306 pasi ishte përplasur në mur dhe shtyllën elektrike, në natën e 19 gushtit në Bundoran të Irlandës, transmeton Telegrafi.
Shoferi i veturës që kishte gjashtë të rritur brenda veturës, humbi kontrollin mbi timonin dhe dy 20-vjeçar humbën jetën dhe u identifikuan nga policia si Shiva Devine dhe Conall McAleer. Në raportin e policisë thuhej se edhe dy persona tjerë ishin lënduar rëndë.
Dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Beaumontit në Dublin, kjo nënë e re kishte rënë në koma. Por për fat të mirë ajo të martën u zgjua, ndërsa imazhet e publikuara më poshtë shfaqin momentin kur ajo ribashkohet me të birin Ronnie.
Motra e Rachel, Donna, ka shkruar në Facebook se është e lumtur që nipi i saj është ribashkuar me të ëmën. /Telegrafi/