Gruaja e Christian Atsu shpërtheu në lot ndërsa Newcastle United dhe Liverpool mbajtën një minutë heshtje për lojtarin që vdiq pas tërmetit në Turqi.
Atsu fatkeqësisht ndërroi jetë pasi mbeti i bllokuar nën rrënoja për 12 ditë pas një tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.8 ballë që goditi qytetin e Hatay, Turqi.
Trupi i pajetë i sulmuesit të Hatayspor u gjet të shtunën, më 18 shkurt.
Ndërsa, para ndeshjeve të Premierligës angleze të shtunën, u bënë homazhe për sulmuesin që luajti për Chelsea, Newcastle United, Everton dhe AFC Bournemouth.
Në një skenë emocionuese ndodhi në St James’ Park, kur familja e Atsu ishte e pranishme dhe partnerja e lojtarit nuk mundi të përmbahej teksa shpërtheu në lot gjatë homazhit.
Bashkëshortja e tij e ulur pranë dy djemëve në tribunë u pa e mërzitur dhe duke fshirë lotët teksa publiku dhe dy ekipet duartrokiten në nderime të Atsus.
Liverpool and Newcastle paid tribute to ??Christian Atsu but it’s the shot of his wife and kids that will break you????pic.twitter.com/SGxNhWsV7L
— George Addo Jnr (@addojunr) February 18, 2023
Gruaja e Atsu, Claire-Marie Rupio ka qenë me lojtarin që nga kur ai luajti për skuadrën portugeze Porto, dhe çifti kanë tre fëmijë së bashku.
Ndërkohë, trupi i pajetë i Atsu pritet të mbërrijnë në Ganë sot (e diel) rreth orës 20:00 sipas kohës lokale ku edhe është përgatitur një organizimi për t’i dhënë lamtumirën e fundit. /Telegrafi/