Telegrafi

Momenti më i bukur i mbrëmjes, Saka takoi ‘Sakan’ pas fitores ndaj Nottingham Forestit 

Një ndodhi interesante ka ndodhur pas ndeshjes së Arsenalit ndaj Nottingham Forestit të martën mbrëma, ku Bukayo Saka ishte akteri kryesor.  

Arsenali ka mposhtur Nottingham Forest me rezultat 2-1 në ndeshjen e Ligës Premier, me golat e Gabriel Jesus dhe Bukayo Saka.

Pas lojës, Saka tregoi klasin e tij duke iu drejtuar një tifozi të Arsenalit që kishte udhëtuar për ta ndjekur lojën dhe kishte një pankartë me emrin e tij.

Anglezi shkoi drejt tifozit dhe i dha fanellën e tij pa u menduar dy herë. Mbështetësit e tjerë u mahnitën nga ky gjest dhe duartrokitën Sakan.

Arsenali përballet me Liverpoolin më 4 shkurt dhe shumë tifozë shpresojnë për një rezultat të ngjashëm. /Telegrafi/