Një ndodhi interesante ka ndodhur pas ndeshjes së Arsenalit ndaj Nottingham Forestit të martën mbrëma, ku Bukayo Saka ishte akteri kryesor.
Arsenali ka mposhtur Nottingham Forest me rezultat 2-1 në ndeshjen e Ligës Premier, me golat e Gabriel Jesus dhe Bukayo Saka.
Pas lojës, Saka tregoi klasin e tij duke iu drejtuar një tifozi të Arsenalit që kishte udhëtuar për ta ndjekur lojën dhe kishte një pankartë me emrin e tij.
Saka meets Saka 😍 pic.twitter.com/0o2Um27tiR
— Arsenal (@Arsenal) January 30, 2024
Anglezi shkoi drejt tifozit dhe i dha fanellën e tij pa u menduar dy herë. Mbështetësit e tjerë u mahnitën nga ky gjest dhe duartrokitën Sakan.
Arsenali përballet me Liverpoolin më 4 shkurt dhe shumë tifozë shpresojnë për një rezultat të ngjashëm. /Telegrafi/