Site icon Telegrafi

Momçillo Krajishniku tregon se si vdiq Slloba në Hagë (Video)

Një nga liderët e serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë, gjatë luftës së përgjakshme në këtë vend, Momçillo Krajishnik, flet për vdekjen e ish-kreut të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

Ai thotë se lajmi për vdekjen e Millosheviqit, ishte “lajm i tmerrshëm”, transmeton Telegrafi.

“Kemi dallë jashtë në shëtitoren e Burgut të Hagës. Kemi parë lartë se si njerëzit tanë janë të mërzitur. Milan Mati thotë i pari se presidenti Millosheviq ka vdekur. Kisha frikë se mos është vrarë. Pyes çka ndodhi, se mos u vetëvra, por ai tha jo. Pastaj thanë se vdiq në gjumë”, ka thënë ai.

Krajishniku më 2006 ishte dënuar nga Tribunali i Hagës me 20 vjet burg, por lirohet më 2013. /Telegrafi/

Exit mobile version