Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj derisa ka folur për publikimin e sondazhit të fundit që e nxjerr këtë lëvizje të parën, ka shtuar se ata kanë gjasa reale që të vijnë në pushtet.
Por kur të vijnë këta në pushtet kë do ta tërheqin zvarrë? Molliqaj është përgjigjur se nuk kanë një listë për këtë, njofton Klan Kosova.
Ai më tej ka thënë se nuk kanë thënë se do ta bëjnë një gjë të tilla kur ta drejtojnë ekzekutivin.
“Asnjëherë nuk kemi thënë se do të tërheqim njerëz zvarrë”, ka thënë Molliqaj në “Zona e Debatit”
“Nuk kam thënë se as unë as Vetëvendosje, por policia do t’i tërheq zvarrë nëse nuk dorëzohen vetë ata që janë të korruptuar”, ka theksuar ai.