Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka komentuar rezultatet e Institutit Ndërkombëtar ‘IFIMES’, i cili ka parashikuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 11 qershorit.
Molliqaj ka rikujtuar përmes Facebook-ut se ky institut kishte parashikuar edhe fitoren e Shpend Ahmetit në Prishtinë, në zgjedhjet e vitit 2013.
“- 2013: Instituti ndërkombëtar “IFIMES” paralajmëroi që “Shpend Ahmeti do t’i fitojë zgjedhjet.”
LDK-ja nuk besonte atëherë dhe thoshte që nuk e lëshojnë Prishtinën.
– 2017: I njëjti institut kësaj radhe paska thënë që “VETËVENDOSJE! do t’i fitojë zgjedhjet.”
Me gjasë kësaj radhe po e dijnë edhe koalicionet e krimit dhe të dorëzimit, përndryshe nuk ka shpjegim strukja e tyre”, ka shkruar ai. /Telegrafi/