Telegrafi

Molliqaj: Propozimi i ZRrE-së duhet të hedhet poshtë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i cili po i prinë protestës së sotme kundër shtrenjtimin të energjisë elektrike, ka kërkuar që tu lejohet të mbajnë fjalim në shkallët e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Molliqaj ka thënë se nuk e kanë për qëllim të hyjnë në ndërtesën e Qeverisë.

Lexo po ashtu Përfundon protesta, poça elektrik dhe qirinj u hodhën në drejtim të Qeverisë

“I bëj thirrje edhe njëherë Policisë, tre hapa mbrapa. Unë do të jem në ballë të protestës, kërkush nuk ka me hy brenda. Unë nuk mundem me mbajtë kështu fjalim. Këtu ka me mbajtë fjalimin edhe Teutë Rrusta, që nuk po e di as ku është”, tha Molliqaj.

“Propozimi i ZRrE-së duhet të hedhet poshtë. Ai propozim nuk ka me kalu, sa të ka qytetarë aktiv. Nuk do të lejojmë që të kaloj. Ne nuk ndalemi, ju duhet të ndaleni ju duhet ta ktheni atë vendim mbrapa. Derisa ju nuk do të ndaleni ne do të jemi edhe më të guximshëm edhe më të fuqishëm. I ftojë qytetarët që në mënyrë simbolike që t’i japim poqa e qirinj kësaj Qeverie që po na jep terr në vend të dritës”, tha Molliqaj. /Telegrafi/