Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se askush nga qytetarët e Prishtinës nuk kanë nevojë të shqetësohen se Komuna e tyre të mbetet keq për shkak të kandidimit për deputet të kryetarit Shpend Ahmeti dhe nënkryetarit Dardan Sejdiut.
Kjo përgjigjej e Molliqajt erdhi pasi që gazetari Berat Buzhala ngriti shqetësimin se çfarë do të bëhet me Komunën e Prishtinës gjatë kampanjës zgjedhore.
“Kjo po i dhemb ndoshta Beratit, aty ku i dhemb dhëmbi i shkon gjuha”, ka thënë Molliqaj, duke shtuar se Buzhala vazhdon të jetë i afërt me PDK-në.
Molliqaj, në emisionin “DEBAT D+” në RTV Dukagjini, ka thënë se për të është krejt e natyrshme që Albin Kurti t’i prijë listës së kandidatëve për deputetë, pasi që është i dominuar për kryeministër, transmeton Telegrafi.
Kandidati për deputetë, Molliqaj, tutje foli edhe për të aderuarit në Vetëvendosje.
“Ali Lajçi është një personalitet që ka qenë shumë i angazhuar rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi; Emin Gërbeshi është më shumë se tri vite në VV e nuk ka qenë në AKR. E njëjta vlen edhe për Ylli Hoxhën”, tha Molliqaj që shtoi se kundër simboleve të Kosovës, pasi ato janë të imponuara dhe nuk janë zgjedhur në mënyrë demokratike. /Telegrafi/