Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka komentuar raportin e fundit të “Reporterëve pa Kufij” ku Kosova ka rënë 19 pozita më poshtë për vitin 2024, sa i përket lirisë së mediave.
Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se Kosova po degradon edhe në lirinë e mediave.
“Pushteti sulmon mediat në çdo komunikim publik. Pushteti nuk del në intervista. Është i mbyllur. Nuk komunikon. Pastaj ankohet për informimin e mediave. Pushteti nuk kthen përgjigje në pyetje. Ministrat iu ikin pyetjeve. Sigurimi i largon gazetarët”, thotë opozitari.
“Partia në pushtet sponsorizon ligje që duan kontrollim të mediave. Ministritë u japin subvencione pseudogazetarëve. Qeveria sponsorizon fakenews përmes profileve fallce”, ka shkruar Molliqaj.
“Ne duhet të luftojmë si qytetarë që ta pamundësojmë kontrollin e qeverisë mbi të drejtat tona”, ka shkruar tutje i pari i PSD-së./Telegrafi/