Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka akuzuar partinë më të madhe në vend, Partinë Demokratike të Kosovës, për heqje dorë nga flamuri kombëtar.
“Ndër vite, PDK na ka akuzuar neve që gjoja ne nuk e mbajmë flamurin kombëtar në zyre; nuk e vizitojmë familjen Jashari dhe varrezat në Prekaz; nuk e njohim luftën e UÇK-së, etj…
E vërteta sot është që:
1. PDK ka hequr dorë nga flamuri kombëtar, madje ka tentu me e ndërru atë,
2. Familja Jashari sot nuk mori pjesë fare në ceremoninë e organizuar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa,
3. Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe PDK si parti nuk janë të mirëpritur tash e disa vite në familjen Jashari,
4. Hashim Thaçi bën çmos që t’ua dëshmojë ndërkombëtarëve që “nuk ka qenë fare në vijat e frontit”
dhe përkulet para përmendoreve të policëve serbë të vrarë “nga terroristët shqiptarë”.
Po të ishin gjallë dëshmorët nuk do të pranonin të vizitoheshin nga të tillë njerëz që e kanë braktisur
idealin e kombëtar.
Sot nderime të sinqerta ndaj Epopesë së UÇK-së dhe sakrificës së familjes Jashari bëjnë vetëm ata që
jetojnë dhe bashkëndjejnë me idealet e tyre” (sic.), ka shkruar Molliqaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/