Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, dhe deputeti Ilir Deda në Rubikon, përballë analistëve, kanë folur me një alternativë për ndryshime, e cila përfshin ndarjen e rrugëve dy subjektet e tjera opozitare.
“Koalicioni me AAK-në e Nismën është çështje e mbyllur dhe vazhdon vetëm për çështjet e deritanishme”, ka thënë Molliqaj .
Ai ka përmendur mundësitë që ka pasur opozita për ta rrëzuar pushtetin, të cilat, sipas tij, nuk janë shfrytëzuar mirë.
Shansi i katërt ishte koalicioni i fundit mes VV-së, Nismës dhe AAK-së, e që sipas Molliqajt, është rast i humbur.
Ai ka thënë që është kërkuar nga këto subjekte që të mos ketë veprime të njëanshme, çka sipas tij, ka munguar të AAK-ja.
“Kanë filluar bisedat mes PDK-së, LDK-së, Nismës dhe AAK-së, për tejkalim të krizës, të përfaqësuara nga dy përfaqësues të shoqërisë civile”, ka thënë Molliqaj.
Demarkacioni e Asociacioni janë dy çështjet që e mbajnë opozitën e bashkuar, për të cilat, Molliqaj u shpreh së është obligim i tyre të qëndrojnë së bashku deri në fund.
“Çështja e listës së përbashkët është e mbyllur”, ka thënë Molliqaj.