Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se Albin Kurti e rrëzoi vetën me veprimet e tija politike.
Molliqaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini tha se Kurti zgjodhi një aleat nga BE-ja dhe ju kundërvu një aleati tjetër shumë më të fuqishëm si SHBA, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se është mirë që po rrëzohet Qeveria Kurti pasi sipas tij nuk ka pasur ndonjë ndryshim përmbajtjesore nga qeveritë tjera.
I pari i PSD-së thotë se konteksti politik në Kosovë ka ndryshuar shumë që nga zgjedhjet e fundit dhe sipas tij vetëm zgjedhjet e reja do të ishin zgjidhje e mirë e situatës.
Molliqaj thotë se Thaçi nuk ka gisht në rrëzimin e kësaj qeverie pasi sipas ti ai nuk ka aq shumë fuqi.
“Unë besoj që zoti Thaçi ka shumë dëshirë në këtë që po ndodh, por nuk besoj se ka ndonjë fuqi të tillë pos asaj të SHBA-së që të rrëzoj qeverinë në këtë kohë krize me pandeminë”, tha ndër të tjera Dardan Molliqaj./Telegrafi/