Site icon Telegrafi

Molliqaj nuk e pranon Haki Abazin si përfaqësues të Vetëvendosjes

Përfaqësuesi i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe ai i Vetëvendosjes, Haki Abazi, janë përballur në një emision televiziv.

Dardan Molliqaj (PSD) ka kritikuar Haki Abazin, duke thënë se ai nuk e përfaqëson Vetëvendosjen.

“Haki Abazi nuk e përfaqëson Vetëvendosjen. Ata nuk guxojnë me dalë me folë me të tjerët. Unë po vi me tregu se kam qejf me diskutu me ta”, ka thënë Molliqaj në t7.

Abazi i ka thënë se ai po bën manipulime dhe i ka thënë se ka shkuar te haraçi.

Molliqaj tutje i ka thënë Abazit se është ‘një servil’.

Kandidati i VV-së për deputet i ka thënë Molliqajt se ajo që deklaroi është një gënjeshtër.

Kujtojmë se analisti politik i është bashkuara para pak ditësh Vetëvendosje, ai është në mesin e kandidatëve të VV-së, që garon për deputet.

Exit mobile version