Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar protestën e së dielës në Prishtinë.
Molliqaj përmes një postimi në Facebook tha se ajo që sot pamë në Prishtinë është gjurmë nga përpjekja çlirimtare e organizuar në ushtri e që arriti fitoren.
“Gjurma e UÇK-së shkeli sot Sheshin. Ajo çka sot pamë në Sheshin e Kryeqytetit është gjurmë nga përpjekja çlirimtare e organizuar në ushtri e që arriti fitoren, përkundër gjasës. Fuqia dhe e vërteta që ngërthen UÇK-ja na organizuan edhe sot, kundër gjykimit politik që po i bëhet drejtuesve të saj”.
Sipas kreut të PSD-së, se në qeverinë Kurti ka një frymë anti-UÇK.
“Një rëndësi shtesë që ka protesta aq e madhe sot është që po ndodhë përkundër frymës anti-UÇK e instaluar në këtë qeveri. Përpjekja për çlirim mbetet nevojë e kohës, nën kushte të reja”, ka shkruar Molliqaj./Telegrafi/