Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj në konferencën e mbajtur për media ka thënë se ekspertët e mjekët ligjorë të familjes Dehari nuk janë lejuar të ekzaminojnë provat e vdekjes së Astritit.
“Ekspertët e mjekëve ligjorë të familjes nuk janë lejuar me i ekzaminua provat qysh janë lejuar mjekët ligjorë nga prokuroria. Mjekët nga familja e kanë ekzaminuar trupin por dhe jo provat rreth vdekjes së Astriti”, ka deklaruar Molliqaj, përcjellë zëri.info.
Astrit Dehari ka vdekur të shtunën në rrethana ende të paqarta në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.